Ky garues i dhuron Shqipërisë medaljen e parë olimpike 

Sporti

Ky garues i dhuron Shqipërisë medaljen e parë olimpike 

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 20:20
Çermien Valiev

Moment historik për Shqipërinë.

Për herë të parë kuqezinjtë arrijnë të fitojnë një medalje në Lojërat Olimpike, atë të bronztë.

Kjo falë suksesit të Çermien Valiev, i cili ia doli të mposhte mundësin nga Taxhikistani, Rasadin me rezultatin 6-2. 

Valiev, që u ripeshkua për medalje ditën e djeshme, ka dominuar kundërshtarin, duke qenë në avantazh gjatë gjithë ndeshjes.

Me qetësinë që e karakterizon, Valiev ka arritur që të triumfojë duke bërë krenarë shumë shqiptarë anë e mbanë botës. Një ditë historike për sportin shqiptar, që merr medaljen e parë në një Olimpiadë në sportin e mundjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat