Veliaj: Historike, na çoi zemrat peshë me paraqitjen e tij të shkëlqyer

Sporti

Veliaj: Historike, na çoi zemrat peshë me paraqitjen e tij të shkëlqyer

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 20:48
Chermen Valiev - majtas

Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024, Chermen Valiev, ka rrëmbyer medaljen e parë olimpike. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu mirënjohjen për sportistin e SK Tiranës dhe e vlerësoi si një arritje historike marrjen e medaljes së bronztë.

“Historikeeee! Chermen Valiev me Medalje Bronzi! Shqipëria merr për herë të parë një medalje në lojërat Olimpike.

Mundësi i SK Tiranës, në Paris 2024 na çoi zemrat peshë me paraqitjen e tij të shkëlqyer. Forca!”, shkruan Veliaj në rrjetin social Facebook.

Në ekipin që përfaqëson Shqipërinë në lojërat olimpike Paris 2024, janë 6 sportistë nga Sport Klub Tirana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat