Sot në orët e mesditës është hapur ekspozita Olimpike, e para historike sportive, me 40 foto nostalgjike të kampionit olimpik, ish mundësi të mirënjohur dhe të madhit Shaban Tërstena.
Ekspozita u mbajt në Galerinë[ Kombëtare – ‘Çifti Hamami’ në zemër të Çarshisë të Shkupit.
Në ekspozitë morën pjesë emra të njohur të politikës, sportit dhe kulturës.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/August/10/auto_03341723319098.jpg)
Ekpozita
Në ekspozitë ka marrë pjesë Stevo Pendarovski, ish presidenti i Maqedonisë së Veriu; Visa Ganiu – kryetar i komunës së Çairit, legjenda e boksit Zahir Shabani (ish boksier i gjeneratës së artë të Prishtinës), Faton Salihu – ish boksier i mirënjohur dhe aktualisht kryetar i Federatës së Boksit të Maqedonisë së Veriut, Gani Mahalla – trajner i mirënjohur i karatesë, Resul Sinani – gazetar e moderator i mirënjohur, Nexhmedin Mehmedi – ish futbollist i mirënjohur dhe shumë emra të njohur.
Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, Shaban Tërstena, padyshim se ishte i emocionuar për faktin se mu 10 gusht të vitit 1984, ka fituar medaljen e artë olimpike.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/August/10/auto_-231723319083.jpg)
Pas ekspozitës, nga e majta Gani Mahalla, Zahir Shabani, Reshat Ibraimi, Naser Sinani dhe Sami Ademi
Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, foli para të pranishmëve duke treguar rrugëtimin sa të vështirë aq edhe të ëmbël.
Ëndrrat e mundjes, realitet i jetës së Shaban Tërstenës.
Dhe e gjithë kjo histori e kampionit filloi, ku nëna Sadije në Shkup lindi Shaban Tërstenën më 1 janar të vitit 1965, i cili më vonë do të bëhet një figurë e madhe dhe do të pushtojë botën e sportit!
![Image](/media/botasot.info/images/2024/August/10/auto_-1231723319097.jpg)
Shaban Tërstena
Karriera e tij zgjati 19 vjet, nga 1977 deri në vitin 1996, dhe ishte një sfidë e luftë individuale. Në karrierën e tij prej 741 ndeshjesh, janë regjistruar 715 fitore dhe vetëm 26 humbje. Mori pjesë në 42 turne nëpër botë, duke fituar 30 medalje të arta.
Përveç medaljen e artë dhe të argjendtë olimpike, Tërstena ka fituar edhe 8 medalje evropiane, 2 nga Kampionati Botëror, 3 medalje ballkanike dhe 3 medalje të arta nga Lojërat Mesdhetare.
Në karrierën e tij dy herë është shpallur mundësi më i mirë në botë dhe në Evropë, në vitet olimpike 1984 dhe 1988.
Shaban Tërstena pikërisht në këtë ditë, më 10 gusht të vitit 1984, u bë kampioni olimpik e më i riu në historinë e Olimpiadës, një rekord prej 128 vitesh, nuk është thyer ende, nga viti 1896 deri në Lojërat e fundit Olimpike në Paris 2024.
Gjithashtu, legjenda jonë u shpall sportisti i shekullit të XX-të në Maqedoni, dhe sportisti i shekullit të XX-të për qytetin e Shkupit.
Shtatë herë është shpallur sportisti më i mirë i vitit në Maqedoni, pesë herë radhazi sportisti më i mirë për të rritur dhe 11 herë radhazi sportisti i vitit në qytetin e Shkupit. Shaban Tërstena në vitin olimpik është shpallur edhe sportisti më i mirë i Jugosllavisë në vitin 1984, dhe shpallet sportisti mbarëshqiptar i shekullit -XX-të.
"Mos harroni, ky sukses nuk arrihet brenda natës, as nuk dhurohet, por fitohet", - ka thënë Shabani.
Jo rastësisht Shaban Tërstena thotë se kampion nuk lind, por bëhesh kampion me sakrifica të mëdha, duke derdhur shumë djersë, me disiplinë dhe në fund duhet të luftosh me shpirtin tënd luftarak, ndaj mos u dorëzo kurrë për të arritur suksesin.
Krejt në fund, emocione e krenari në ekspozitë!