Bach do të largohet nga pozita e kryetarit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

Sporti

Bach do të largohet nga pozita e kryetarit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 23:26
Thomas Bach

Thomas Bach do të largohet si president i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar vitin e ardhshëm.

Mendohej se 70-vjeçari mund të përpiqej të ndryshonte kufirin 12-vjeçar të mandatit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për të zgjatur kohën e tij në krye.

Megjithatë, Bach i tha Asamblesë së Përgjithshme në Paris se ai do të largohej nga posti dhe nuk do të ndryshonte Kartën Olimpike.

“Një ndryshim në lidership është më i miri për organizatën tonë,” shpjegoi ai. “Në moshën time, nuk jam më kapiteni më i mirë. Kohë të reja kërkojnë udhëheqës të rinj.”

Bach ishte në detyrë që nga viti 2013 dhe tani do të largohet vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat