Mundësit të natyralizuar si shqiptarë krenojnë Shqipërinë

Sporti

Mundësit të natyralizuar si shqiptarë krenojnë Shqipërinë

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 15:17
Chermen Valiev - Islam Dudaev

Shqipëria shkruan historinë në Lojërat Olimpike në Paris. Vendi ynë ia ka dalë të fitojë dy medalje të bronzta në këtë turne.

Kjo e gjitha falë mundësve të natyralizuar si shqiptarë, të cilët valëvisin flamurin kuqezi në mes të Parisit. Kështu ditën e djeshme triumfoi mundësi Chermen Valiev, ndërsa para pak minutash triumfoi edhe Islam Dudaev.

E JASHTËZAKONSHME/ Shqipëria fiton medaljen e dytë të bronztë në Paris, Islam Dudaev shkruan historinë

HISTORIKE!!! Mundësi Chermen Valiev i siguron Shqipërisë medalje në Lojërat Olimpike

Të dy mundësit bëjnë krenarë gjithë shqiptarët, teksa rikthehen në vendin tonë me medaljet e bronzta me vete.

Kjo padiksutim shkruan historinë e sportit shqiptarë, teksa shkruhet emri me gërma të arta në librat më të suksesshëm të Lojërave Olimpike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat