“Paris 2024” ka qenë Olimpiada e trajnereve femra!

Sporti

“Paris 2024” ka qenë Olimpiada e trajnereve femra!

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 19:49
Pamje nga një garë

Edicioni i 33-të i Lojrave Olimpike mund të futet në historinë e olimpiadave jo vetëm për rekordet e rinj të vendosur, por edhe për numrin e lartë të trajnereve femra.

Faqja zyrtare “Olympics.com” ka listuar disa trajnere, të cilat me prezencën e tyre kanë ndikuar në lojën e atletëve në aksion.

Emilie Bydwell bëri historinë pasi është e para trajnere e një ekipi të regbisë me shtatë lojtarë. Ajo udhëhoqi ekipin e SHBA-ve të femrave  drejtë medaljes së bronztë në këtë komepticion, e para për këtë shtet në këtë disiplinë.

Për tu vlerësuar është edhe Cecile Landi, e cila stërvit gjimnasten Simone Biles, e cila i dhuroi tre të arta SHBA-ve.

Histori ka bërë edhe trajnerja britanike Jane Figuerido e cila ka udhëhequr meshkujt drejtë suksesit pasi notarët Tom Daley dhe Noah Williams morën medalje për Britaninë e Madhe. Ndërsa Mel Marshall përgatiti Adam Peaty drejtë medaljes së argjendtë në 100m stil bretkosë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat