Jo vetëm Shqipëria, ja cilat janë 3 shtetet e tjera që siguruan medaljet e para në histori në Lojërat Olimpike

Sporti

Jo vetëm Shqipëria, ja cilat janë 3 shtetet e tjera që siguruan medaljet e para në histori në Lojërat Olimpike

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 20:46
Islam Dudaev

Lojërat Olimpike “Paris 2024’ do të kujtohen gjatë në vendin tonë, pasi shënuan medaljet e para historike të Shqipërisë në një aktivitet të tillë. Çermen Valiev dhe Islam Dudaev i dhanë dy medalje të bronzta Shqipërisë duke e vendosur më në fund në listën e vendeve që kanë siguruar medalje në Olimpiada.

Por Shqipërisë nuk ishte “debutuesja” e vetme në listën e medaljeve në këtë edicion, janë edhe tre shtete të tjera që kanë siguruar medaljet e para të historisë së tyre në Paris.

Më e famshmja vjen nga ishulli Shën Luçia në Karaibe, vend ka i cili ka dalë sprinterja Julien Alfred e cila fitoi të artën në garën e 100 metrave dhe të argjendtën në garën e 200 metrave.

Një tjetër ishull i Karaibeve fitoi medaljen e parë. Dominika hyri në listë me medaljen e artë të Tea Lafond, e cila triumfoi në garën e trehapëshit në atletikë.

Ndërkohë, Kepi i Gjelbër, ishulli i vogël pranë Afrikës, siguroi një medalje të bronztë në boks, ku David De Pina hyri mes medalistëve në peshën deri në 51 kg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat