Parisi u thotë lamtumirë Lojërave Olimpike

Sporti

Parisi u thotë lamtumirë Lojërave Olimpike

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 23:45
Stadiumi në Paris, ku është mbajtur ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike Verore.

Parisi u ka thënë lamtumirë Lojërave Olimpike Verore në mbrëmjen e së dielës, pas organizimit të garave që janë lavdëruar në gjithë botën.

Image
Në ceremoninë përmbyllëse janë zhvilluar disa pika artistike.

Ceremonia e mbylljes së Lojërave është mbajtur para 71.500 spektatorëve në stadiumin Stade de France, të cilët kanë duartrokitur gjatë parakalimit të rreth 9.000 atletëve, me flamuj të shteteve të tyre në duar.

Ceremonia ka nisur me heroin Francez të notit, Leon Marchand – fitues i katër medaljeve në këtë Olimpiadë – i cili e ka bartur flakën olimpike prej qendrës së Parisit për në stadium.

Image
Parakalimi i sportistëve me flamuj të vendeve të tyre.

Notari francez, Leon Marchand me flakën olimpike, duke u nisur për stadium.

Mbyllja e këtyre Lojërave e nis numërimin mbrapsht për organizim të Olimpiadës së radhës pas katër vjetëve në Llos Angjelles.

Image
Notari francez, Leon Marchand me flakën olimpike, duke u nisur për stadium.

Përgjatë 17 ditëve të garave janë regjistruar shumë momente mbresëlënëse, dhe janë thyer shumë rekorde nëpër sporte të ndryshme.

Për dallim prej ceremonisë hapëse, ditë me shi në Lumin Sena, ceremonia mbyllëse ka nisur pas perëndimit të diellit në kryeqytetin francez.

Në ceremoninë përmbyllëse janë zhvilluar disa pika artistike.

Shtetet e Bashkuara kryesojnë për medaljet e fituara në këtë Olimpiadë, 40 të arta dhe 126 në total.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat