Si e mundi Amerika Kinën në ditën e fundit në Olimpiadë?

Sporti

Si e mundi Amerika Kinën në ditën e fundit në Olimpiadë?

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Kina kishte udhëhequr pothuajse gjatë gjithë dy javëve të Olimpiadës së Parisit me medalje të arta.

Nga pas i vinte shteti më i suksesshëm në historinë e këtyre garave, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kinezët numëroin 39 medalje ditën e fundit, një më shumë se amerikanët por të cilët ishin favoritë në garën e basketbollit për vajza.

Në këtë ditë, amerikanët ishin po ashtu pretendentë në garën e çiklizmit në pistë, teksa kinezët në peshëngritje.

Li Wenwen fitoi të artën për vajzat në +81 kilogramë në peshëngritje dhe çoi totalin e Kinës në 40.

Por…për amerikanët në skenë doli kampionia në fuqi olimpike, Jennifer Valente, e cila rrëmbeu floririn në çiklizëm në pistë, teksa nuk gabuan as vashat në basketboll të mundën nikoqirin, Francën, në finale.

Kështu, me dy shtetet me nga 40 medalje të arta, ShBA-ja doli fitimtare pasi kishte më shumë medalje argjendi, 44 krahas 27-ve të Kinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat