Cilat disiplina do të rikthehen në Lojërat Olimpike 2028?

Sporti

Cilat disiplina do të rikthehen në Lojërat Olimpike 2028?

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Organizatorët e edicionit të 34-rt të Lojrave Olimpike kanë bërë me dije ditën e sotme risitë e eventit, i cili do të mbahet në Los Anxhelos.

Ndryshe nga “Paris 2024” në “Los Anxhelos 2028” nuk do të garohet më në disiplinën e “breakdance” (lloj kërcimi) dhe me shumë mundësi edhe disiplina e boksit.

Por edicioni amerikan thueht se do të ketë mjaft risi. Organizatorët do të rifusin disiplina si ajo e “lacrosse”, “cricket”, “baseball” dhe “softball”.

Ndërsa disiplinat, të cilat do të debutojnë në Lojrat Olimpike do të jenë dy: “flag football” dhe “squash”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat