Numëron 25 milionë dollarë në llogari, gjimnastja e artë lë në mizerje nënën që e braktisi

Sporti

Numëron 25 milionë dollarë në llogari, gjimnastja e artë lë në mizerje nënën që e braktisi

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 17:11
Simone Biles

Gjimnastja e njohur amerikane Simone Biles ka një histori të trishtë mbi supe.

Rekordmenia e SHBA në gjimnastikë u braktis nga nëna biologjike në moshën 6-vjeçare dhe tani jeton me gjyshin e saj, i cili së bashku me partneren e tij e birësuan.

Sot nënë biologjike i ka bërë apel që ta falë dhe të rikthehen së bashku, por duket se apeli ka rënë në vesh të shurdhër. Shanon Biles ka treguar për tabloidët anglezë se vazhdon të jetojë në një nga lagjet më të varfra të Ohajos.

“Sigurisht që dua që të bashkohem me vajzën time, por ajo nuk ka bërë asgjë që të rikthehemi bashkë. I kam kërkuar disa herë ndihmë”, tha 52-vjeçarja.

Sipas “Daily Mail” Simone Biles ka një pasuri rreth 25 milionë dollarë, ndërsa nëna e saj biologjike punon në një supermarket të Franklintonit në Kolumbus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat