Rohde, krenar me ekipin paralimpik të Kosovës në Paris

Sporti

Rohde, krenar me ekipin paralimpik të Kosovës në Paris

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 11:30
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, shprehet krenar që po e sheh Kosovën duke bërë histori me pjesëmarrje në Lojërat Paralimpike për herë të parë!

Në llogarinë e tij në platformën X ai tutje shkroi se rrugëtimi i garuesve na frymëzon të gjithëve – duke nënvizuar frymën e vërtetë të vendosmërisë dhe qëndrueshmërisë.

“Paris 2024 është vetëm fillimi, duke shënuar një kapitull të ri për Kosovën në botën e sportit”, shkroi tutje Rohde.

Ai e përfundoi postimin e tij me urim fati në gjuhën gjermane – Viel Erfolg!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat