Vdes trajneri dhe gjyqtari i Kosovës 

Sporti

Vdes trajneri dhe gjyqtari i Kosovës 

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 18:33
Mehdi Avdiu

Lajmi i hidhur për sportin e Kosovës.

Ka ndërruar jetë trajneri dhe gjyqtari i karatesë së Kosovës, Mehdi Avdiu.

“Me trishtim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të të dashurit tuaj, trajnerit dhe gjyqtarit të karatesë z. Mehdi Avdiu. 

Në emër të Federatës së Karatesë së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

z. Mehdi Avdiu ishte një figurë e respektuar në komunitetin tonë, ishte trajner dhe gjyqtarë i përkushtuar, i cili ndikoi në zhvillimin dhe përparimin e sportit të karatesë në vendin tonë.

Ai do të mbahet mend gjithmonë nga komuniteti i karatesë për kontributin e tij të vyer, si një njeri i urtë, i sjellshëm dhe shumë i përkushtuar. 

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, - ka shpreh ngushëllime Besart Baruti, kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat