Sporti i Tekbollit synon që të jetë më i organizuar në shtetin e Kosovës.
Përveç pretendojnë të rrisin cilësinë dhe rezultatet në garat ndërkombëtare.
Sport që ka talente që mund të bëjnë gjëra të mëdha në të ardhmen.
Pamje nga kuvendi
Është mbajtur Kuvendi i jashtëzakonshëm i Federatës së Tekbollit të Kosovës, me në krye presidentin e saj Bashkim Hasani.
Në këtë kuvend pjesëmarrës ishin kuvendarët e 6 klubeve të Kosovës KTQB Prishtina, Dardania, Sunshine-B, Besa, Vllaznimi dhe Ulpiana.
Qëllimi i këtij kuvendi ishte harmonizimi i Statutit te FTQK-se, sipas Ligjit te Ri për Sport, për të vazhduar procesin e aplikimit për licencim ne MKRS.