Sahit Prizreni konfirmohet në postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes

Sporti

Sahit Prizreni konfirmohet në postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 21:30
Pamje

Sahit Prizreni konfirmohet në postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes!

Federata Shqiptare e Mundjes ka zhvilluar këtë shtunë Asamblenë e Zakonshme Zgjedhore, ku është votuar për Presidentin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Sahit Prizreni është konfirmuar në postin e Presidentit, ndërsa anëtarë të Ekzekutivit janë konfirmuar me votë Arblin Karaj, Ermal Agaj, Dorjan Shehu, Glodjan Ahmetaj, Sabah Cenaj dhe Bujar Domi.

Të pranishëm në këtë Asamble ishin Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z. Gerti Shima dhe zv/Ministri i Arsimit dhe Sportit Endrit Hoxha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat