I la pa fjalë të gjithë se si festoi shqiptari në Los Anxhelos dhe si i mposhti ish jugosllavët për sportistin e Vitit 1984 

Sporti

I la pa fjalë të gjithë se si festoi shqiptari në Los Anxhelos dhe si i mposhti ish jugosllavët për sportistin e Vitit 1984 

Nga: K. Goca Më: 5 shtator 2024 Në ora: 18:30
Shaban Tërstena

Më 10 gusht të vitit 1984 Shaban Tërstena është shqiptari parë që fitoi medaljen e artë olimpike.

Ish mundësi i mirënjohur, sportisti më i mirë i të gjitha kohërave, 19-vjeçari festoi në mënyrë të veçantë duke bërë kërcime akrobatike dhe që la pa koment të gjithë në arenë.

Nga minuta e 27-t e deri të e 30-ta, mund ta shikoni se si festoi Tërstena gjatë një përmbledhje që e kishte bërë në fund të vitit 1984 televizion i Novi Sadit nga krahina e Vojvodinës. 

Në fund të dhjetorit të vitit 1984, Shaban Tërstena u shpall sportisti më i mirë në ish Jugosllavi, duke mposhtur ish jugosllavët dhe la pas edhe basketbollistin Kiçanoviq.

Mund ta shikon në video nga minuta e 55-t; deri 57-të.

Kjo shkaktoi edhe një tërmet në një farë forme pasi që ishte e pabesueshëm që një shqiptar u zgjodh më i miri. Ish jugosllavët nuk kishin kah t’ia mbanin sepse Tërstena përveç që ishte kampion olimpik edhe kampion i Evropës.

Një djalosh që vinte nga një lagje e varfër, mahniti botën dhe aq më bukur, në televizionin e Novi Sadit foli shqip gjatë intervistës dhe ata ishin të detyruar që të përkthenin në gjuhën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat