Ka ndërruar jetë Hamit Beqiri, gjyqtari ndërkombëtar i peshëngritjes.
Ikja e tij në botën e përjetshme ka tronditur komunitetin e peshëngritjes dhe sportin në tërësi të Kosovës.
Federata e Peshëngritjes e Kosovës në pikëllim të thelle pasi njeri nga themeluesit kryesor të saj, Hamit Beqiri, gjyqtar ndërkombëtar ndërroi jetë!
“Një lajm i trishtë ka kapluar Federatën e Peshëngritjes së Kosovës pasi sot ndërroi jetë njëri nga themeluesit e peshëngritjes dhe gjyqtar ndërkombëtar Hamit Beqiri!
Federata e Peshëngritjes ndjen dhimbje të thelle për mbetjen pa kontribuesin e madh, pa personalitetin e çmuar të peshëngritjes i cili me një plan strategjik dhe plan konkret të veprimit, zhvilloi dhe ngriti kuadrot e gjyqtarëve në Kosovë ndërkaq falë shkathtësive dhe profesionalizmit të tij, Hamit Beqiti arriti të bëhet gjyqtar ndërkombëtar dhe të referojë në Kampionatet Botëror dhe Evropian, gjithmonë me flamurin e Kosovës përballë tij.
Me këtë rast, Bordi Ekzekutiv i Federatës së Peshëngitjes shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjen, komunitetin e peshëngritjes dhe tërë komunitetin sportiv të Kosovës.
Për kohën e varrimit dhe të mbledhjes komemorative do te informoheni me kohe!
Te qoftë i lehte dheu i Kosovës, miku jone i shtrenjtë”, shpreh ngushëllime FPNK, Astrit Hasani, kryetar.