Gjoni Palokaj, tashmë po shkruan historinë në MMA.
Ai, ka mundur mbrëmë në garën Octagon venezeulanin Karol Arteaga në Kategorinë 66 Kg.
Meçi ka patur ka 3 runder ng 5 minuta.
Fitore me pikë në 3 runde ishin për Gjonin, nga të tre referët njëjtë.
Ballafaqimi u mbajt në Oberhausen. Rudolf Weber, Arena në prani të 10.000 mijë shikuesve .
Kundërshtari i tij, në këtë meç ishte mjaft cilësor.
Karol Arteaga, hyri në kafaz me një rekord të fortë prej 6 fitoresh dhe vetëm 1 humbje. Nw MMA 8 meçe kik-boxen, 2 herë Champions.1 herë MMA,1 herë kil-boxen .
Venezuelani njihet për teknikën e tij shpërthyese luftarake dhe tashmë ka treguar se është jashtëzakonisht i rrezikshëm si në këmbë ashtu edhe në tokë.
Mirëpo, luani Palokaj me prejardhje nga Prizreni, arriti që ta mposhtë me meritë duke dominuar në të gjitha rundet.
Pas çdo fitore si rëndom edhe këtë të shtunë Gjoni festoi me flamur kombëtar, duke mos harruar nga vjen.