Zhvillime interesante në sportin e Kosovës.
Një goditje e rëndë për notin e Kosovës.
Kryetari i Federatës së Notit të Kosovës, Agron Zeqiri është suspenduar të enjten nga Federata Ndërkombëtare e Sporteve të Ujit (World Aquatics).

Letra
Vendimin për suspendimin e përkohshëm e mori Njësia për Integritet e Sporteve të Ujit (Aquatics Integrity Unit).Cila është arsyeja e këtij vendimi?
Arsyeja është e qartë: Zeqiri është suspenduar për diskriminim ndaj Adell Shaboviqit, notarit që prezantoi Kosovën në Lojëra Olimpike, por edhe ndaj Hana Beiqit. Edhe ajo garoi në Lojërat Olimpike në Paris.

“Ky pezullim i përkohshëm hyn në fuqi nga sot dhe ua ndalon të merrni pjesë në çdo aktivitet të lidhur me sportet e ujit, në emër të World Aquatics, apo të organizatës kontinentale dhe anëtarit të World Aquatics apo një organi të njohur”, thuhet në vendim.
Cili do të jetë reagimi i Zeqirit pas këtij vendimi nga Federata Botërore?
A do të jep dorëheqje apo do të ankohet në instancat me të larta?