Vashat e klubit të pingpongut “Ahmet Hoxha MK” nga Ferizajt vazhdojnë me suksese në nivel të Kosovës.
KPP “Ahmet Hoxha MK” është kampion i ri i Kosovës.
Kryetrajneri i këtij klubit, Ardian Lamaxhema, mburret me këto vasha dhe suksesin e radhës, duke thënë janë pa konkurrencë në kategorinë e femrave.
“Kampion! Pa konkurrencë.
Klub me potencial të jashtëzakonshëm.
Këto janë vasha e arta.
Kampionet e shtetit të Kosovës.
Krenaria e Ferizajt në pingpong”, shkruan Ardian Lamaxhema në profilin e tij në facebook.