​“Sporti si vlerë”, aktiviteti i radhës nga Komiteti Olimpik i Kosovëss

Sporti

​“Sporti si vlerë”, aktiviteti i radhës nga Komiteti Olimpik i Kosovëss

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka zhvilluar aktivitetin e radhës sportiv në kuadër të projekteve të ‘Erasmus-+’. Aktiviteti i radhës ishte ‘Sporti si vlerë’ ku u zhvilluan ndeshje basketbolli ndërmjet katër shkollave të Prishtinës, por edhe një ndeshje tjetër u zhvillua ndërmjet Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi në hapje të aktiviteti deklaroi se me mbështetjen e ‘Erasmus-+’, sporti në Kosovë po bëhet edhe më madhështor.

Krasniqi: Me mbështetjen e ‘Rasmus-+’ sporti po bëhet edhe më madhështor

“Një falënderim të veçantë dua të bëjë për Bashkësinë Evropiane, për programin ‘Erasmus-+’ që gjithmonë i kemi përkrah nesh, na suportojnë dhe na përkrahin në aktivitete të ndryshme sportive që kjo po ë bënë edhe më madhështore sportin në Kosovë...Ne si Komitet Olimpik i Kosovës do të vazhdojmë t’iu përkrahim juve sepse nga ju në të ardhmen presim sportistë elitarë, e pse jo edhe sportistë të cilët do të na zbardhin fytyrën me medalje evropiane, botërore por edhe olimpike ”, tha Krasniqi në hapje të këtij aktiviteti.

Ndërsa, Udhëheqësja e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Komitetin Olimpik të Kosovës, Rejhan Halili tha për KosovaPress se aktiviteti ‘Sporti si vlerë’ ngërthen në vete aktivizimin dhe promovimin e vlerave olimpike përmes sportit, por edhe zbulimin e talentëve të rinj në sport.

Halili: Ky program synon zbulimin e talentëve dhe promovimin e sportit si vlerë

Komiteti Olimpik i Kosovës është partner në projektin e Rasmus +, ‘Sporti si vlerë’ dhe ky është aktivitet i përbashkët që është pjesë e programit të projektit që ngërthen në vete aktivizimin dhe promovimin e vlerave olimpike përmes sportit. Prandaj, ne këtu i kemi ftuar katër shkolla të Prishtinës në pamundësi të ftesës për të gjitha shkollat. I kemi shkolla ‘Meto Bajraktari’, ‘Mitrush Kuteli’, ‘Dadania’ dhe ‘Emin Duraku’...Përmes këtyre aktiviteteve, ne edhe zbulojmë talente, fëmijët regjistrohen në klubet e sporteve të ndryshme dhe ky është qëllimi që ne duam ta arrijmë”, theksoi Halili.

Të lumtur me këtë aktivitete ishin edhe basketbollistët e rinj të shkollave të Prishtinës. Nard Ethemi theksoi se e pëlqen basketbollin si sport ekipor, derisa synon që në të ardhmen të luajë në elitën e basketbollit të Kosovës, por edhe të dal për të luajtur në ndonjërën nga ligat më të forta evropiane.

Ethemi: Si basketbollist synoj të luajë jashtë Kosovës

“Basketbolli me pëlqen mua shumë si sport, është lojë ekipore, njëra prej atyre gjërave që më pëlqen dhe e ka kështu pasion...Të luaj në ligën profesionale në Kosovë, pastaj të shohim nëse mundem të dal në Evropë, në Amerikë e kështu me radhë”, deklaroi Ethemi.

Ndryshe, në mini-turneun e basketbollit që u zhvillua, fituese doli shkolla “Meto Bajraktari” që në finale mposhti shkollën ‘Mitrush Kuteli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat