KPP “Ahmet Hoxha MK” nga Ferizaj ka shënuar edhe një sukses, kësaj radhe për kategoritë e reja përkatësisht U-15.
Pingpongistët e talentuar shfaqën lojëra të shkëlqyeshme.
Kryetrajneri i këtij ekopi, Ardian Lamaxhema, është krenar me këta çuna që po japin më të mirën me topin e celuloidit.
“Të pamposhtur gjatë tërë vitit, dominim i paparë.
Kampion shtetëror të Kosovës U – 15 dhe me një dominim absolut.
Krenar”, ka shkruar Ardian Lamaxhema në profilin e tij në facebook.