Behije Mustafa, karateistja e kombëtares së Kosovës dhe e klubit të karatesë Sharri nga Ferizaj, shkëlqeu në Itali.
Vasha sypatrembura ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë – 68 kg në Kampionatin Mesdhetar.
Trajneri i Sharrit dhe kombëtares së Kosovës, Qëndrim Shaqiri, shprehet krenarë me suksesin e Behijes.
]Ajo ka regjistruar tri fitore dhe një humbje.
Behija në luftë për medaljen e bronztë e mposhti medalisten botërore nga Italia.
Behija ka treguar klasin e saj në secilën përballje duke arritur me meritë të stoliset me medalje.