Behije Mustafa shkëlqen në Itali, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Mesdhetar

Sporti

Behije Mustafa shkëlqen në Itali, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Mesdhetar

Nga: K.G. Më: 22 shtator 2024 Në ora: 20:40
Behije Mustafa e Qëndrim Shaqiri

Behije Mustafa, karateistja e kombëtares së Kosovës dhe e klubit të karatesë Sharri nga Ferizaj, shkëlqeu në Itali. 

Vasha sypatrembura ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë – 68 kg në Kampionatin Mesdhetar.

Trajneri i Sharrit dhe kombëtares së Kosovës, Qëndrim Shaqiri, shprehet krenarë me suksesin e Behijes. 

]Ajo ka regjistruar tri fitore dhe një humbje.

Behija në luftë për medaljen e bronztë e mposhti medalisten botërore nga Italia.

Behija ka treguar klasin e saj në secilën përballje duke arritur me meritë të stoliset me medalje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat