Karatestet tona shënuan rezultate të lakmueshme në Kampionatin mesdhetar.
Në ditën e parë të Kampionatin Mesdhetar në Olbia të Italisë, Kosova shkëlqeu duke fituar 3 medalje, 2 të argjendta dhe një të bronztë, bën të ditur FKK:
Të argjendtë
Ensar Zejnullahu, junior - 76 kg
Qendresa Ibrahimi, juniore – 59 kg
E bronztë
Engjellusha Isufi, kadete – 47 kg
Kampionati Mesdhetar po mbahet në Olbia ku po marrin pjesë 18 shtete me 476 garues.