​Kosova merr pjesë në Botërorin e Kickbox-it

Sporti

​Kosova merr pjesë në Botërorin e Kickbox-it

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Nga 24 deri më 29 shtator, në Tashkent të Uzbekistanit do të zhvillohet Kampionati Botëror i Kicbox-it për senior.

Në këtë kampionat Kosova do të paraqitet me kickboksierin Ermal Ferati i cili do të udhëhiqet nga trajneri Ilir Menxhiqi.

Ferati dhe Menxhiqi, së bashku me Kryetarin e Federatës së Kickbox-it, Fatmir Makolli tashmë janë nisur drejt Uzbekustanit me bindjen e plotë se do të arrijnë suksese të tjera pas atyre të kampionateve të mëparshme gjatë këtij viti.

Kujtojmë se Uzbrekistani është vend i cili ende nuk e ka njohur shtetësinë e Kosovës dhe vet pjesëmarrja në këtë kampionat është suksese në vete duke ditur se në shumë raste ka qenë pikërisht sporti ai që ka bërë që flamuri Kosovës të valojë edhe në vendet që janë kundër Kosovës si shtet i pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat