E gjithë familja në karate/ Rexha: Në profesion jam polic, vajzat e nisën si pasion

Sporti

E gjithë familja në karate/ Rexha: Në profesion jam polic, vajzat e nisën si pasion

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 09:18
Musli Rexha

Musli Rexha, pjesëtar i Policisë së Kosovës, prej vitit 1991 merret edhe me sportin e karatesë.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Rexha tha se karateja i ka shërbyer në profesionin e tij.

Ndërsa për 3 vajzat, u shpreh se karatenë e nisën si pasion dhe po iu kthehet në profesion.

“Unë me sportin e karatesë, merrem që nga 1991. Në 1995 jam diplomuar. Prej vitit 2003, jam edhe pjesëtar i Policisë së Kosovës. E duan këtë sport, jam krenar me to. Gruaja më ndihmon shumë. Pom karateja më ka ndihmuar gjithmonë në punën e policisë. Kam qenë i përgatitur, më ka ndihmuar në raste të caktuara. Kam klubin e karatesë Mitrovica, jemi rreth 50 nxënësa. Kemi një kloub shumë të mirë, kemi medalje në vend, ndërkombëtare, ballkanike”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat