Krasniqi takon të dërguarin e ambasadës Japoneze në Kosovë

Sporti

Krasniqi takon të dërguarin e ambasadës Japoneze në Kosovë

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 15:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Ky i fundit shoqërohej edhe nga kryetari i Federatës së Gjimnastikës ës Kosovës (FGJK), Besim Halilaj.

Palët biseduan për mundësitë e bashkëpunimit të KOK-ut dhe FGJK-së me Ambasadën e Japonisë në Kosovë dhe vetë shtetin japonez.

Presidenti Krasniqi e njoftoi edhe me sukseset e sportit në Kosovë, me theks të veçantë në Lojërat Olimpike Paris 2024, për çka Yamanaka vlerësoi lart të arriturat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat