KM “Shkupi” me 2 medalje të arta dhe një të argjendtë në Sllovaki

Sporti

KM “Shkupi” me 2 medalje të arta dhe një të argjendtë në Sllovaki

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 11:56
KM “Shkupi”

Klubi i Mundjes “Shkupi” regjistron sukseset e radhës në skenën ndërkombëtare.

Suksesi i fundit është arritur në turneun ndërkombëtar në Sllovaki, “Memorial of Maros Tall”, ku mundësit e rinj të skuadrës nga kryeqendra e Maqedonisë, arkëtuan 2 medaljë të arit dhe një medalje të agjendit.

Harun Memedi dhe Zaim Zaimi u stolisën me medalje të arit, ndërsa Bashkim Sulejmani arriti deri te medalja e argjendit.

Nën drejtimin e trajnerëve Bunjamin Ebipit dhe Ertan Rexhepit, Klubi i Mundjes “Shkupi” bëri paraqitje të shkëlqyeshme në edicionin e 5-të të turneu ndërkombëtar në Sllovaki, ku morën pjesë klubet e mundjes nga 10 e më shumë shtetet evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat