KK Fituesi fiton 15 medalje në Shkup, Rinesa Zenuni e Elma Ahmeti shkëlqejnë

Sporti

KK Fituesi fiton 15 medalje në Shkup, Rinesa Zenuni e Elma Ahmeti shkëlqejnë

Nga: K.G. Më: 5 tetor 2024 Në ora: 21:29
KK Fituesi me garues

Klubi i karatesë Fituesi i Ferizajt ka shënuar sukses të madh  në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Trajneri i KK Fituesit, Bajram Bajrami, është krenar me suksesin. Ai thotë se puna e vazhdueshme është dhe çelës i suksesit të madh.

Në turneun “Nikola Grdanovski” morën pjesë klubet nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali Zi, Bullgaria dhe Serbia.

Karateistet Rinesa Zenuni e Elma Ahmeti shkëlqejnë.

KK Fituesi ka fituar 15 medalje: 10 të arta, 3 të argjendta  dhe dy të bronzta.

“Elma fitoi në kategorinë për kadete dhe fitoi çmimin prej 100 euro dhe kupën. 

Rinesa u shpall garuesja më e mirë e turneut dhe fitoi kupën”, ka njoftuar Bajrami.

Këta garues fituan medalje
Neron Sylejmani
Muhamed Sahiti
Rinesa Zenuni
Elma Ahmeti
Mevlan Dalipi 
Edion Mustafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat