Mundësja e Kosovës, Dorentina Nezaj, shkëlqeu në Kampionatin Ballkanik.
Kjo garuese ka shkatërruar rivalet një nga një duke u stolisur me titullin e kampiones ballkanike.
Trajneri i saj Sadik Ferati është krenar me këtë sukses të madh në Kampionatin Ballkanik që u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
“Dorentina Nezaj në grupmoshën U-20 në kategorinë 50 kg, fitoi vendin e parë dhe u shpall kampione ballkanike.
Jon Ramadani në kategorinë 57 kg të grupmoshat U-20 u rendit në vendin e tretë duke fituar medalje të bronztë.
Federata e Mundjes e Kosovës ka arritur suksese historik duke fituar shtatë medalje ne Kampionatin Ballkanik.
Vlen për t’u cekur sikur drejtësia të ishte në vendin e duhur edhe mundësi Egzon Xhoni do të fitonte medalje”, ka bërë të ditur FMK.
U15:
Harun Shipkovica- vendi i parë.
U17:
Elsa Nikoci – vendi i parë.
Lonisa Reka – vendi i dytë
Lorena Duraj dhe Kanita Spahija –vendi i tretë.
U20:
Dorentina Nezaj – vendi i parë.
Jon Ramadani - vendi i tretë.