Partizani dhe Teuta shpallen kampionë

Sporti

Partizani dhe Teuta shpallen kampionë

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 11:39
Pamje nga gara

Në pallatin e sportit “Flamurtari” në qytetin e Vlorës u zhvillua Kampionati Ekipor i Shahut për të rritur.

Në këtë event morën pjesë shahistët më të mirë në vend, që përfaqësonin skuadrat e tyre dhe niveli ishte i lartë.

Për meshkuj, pas 26 vitesh, rikthehet kampion ekipi i Partizanit, që për herë të katërt shpallet kampion i vendit në sportin e skakierës. Ndërsa për femra, kampione e Shqipërisë u shpall skuadra e Teutës.

Ekipi i Partizanit, kampion me 12 pikë, përbëhej nga shahistët Aleksandër Xhembulla, Klendi Zeneli, Riza Bregu dhe OItjon Llupa, të drejtuar nga trajneri Arian Bllaca. Ata lanë pas Teutën e Butrintin me nga 10 pikë secila.

Kampionati ekipor i femrave organizohej për herë të parë, me 2 skuadra. Skuadra e Teutës përbëhej nga shahistet Eglantina Shabanaj, Kler Caku, Eklea Omeri dhe Dea Ramaj, të drejtuara nga trajneri Lorenc Rama, që mundën Tiranën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat