Në një atmosferë ashtu si i ka hije klubit me traditë të karatesë, Kastriotit të Ferizajt, janë avancuar trajnerët e këtij klubi, të KK Sharrit nga Hani i Elezit dhe KK Ferizajt.
Arkitekti i karatesë ferizajas, profesor Fahri Mahalla, i avancoi me grada trajnerët.
Profesor Fahri Mahalla ishte i kënaqur me ecurinë e këtyre trajnerëve dhe beson e shpreson se kjo garniturë e trajnerëve do të vazhdojë me punë profesionale në arritjen e sukseseve të radhës qoftë vendore qoftë ndërkombëtare.

Gani Mahalla, prof. Fahri Mahalla e Halil Mahalla
“Profesor Fahri Mahalla, permanent Instruktor, Brezin e Zi 9 Dan MSK, i avansoi me grada, (me breza të Zi).
Trajnerët dhe garuesit e klubit të Karates Kastrioti Ferizaj MSK FAHRIHAI, klubin e karates modern Sharri Hani i Elezit dhe klubin e karatesë Ferizaj”, ka njoftuar KK Kastrioti.

Duhet theksuar se ditë më parë Alma Loki zuri vendin e 7-të në Kampionatin Botëror në kategorinë U21 në kata.
Alma është prej karateisteve më të mira në Kosovë.

Të graduar
Gani Mahalla brezin e Zi 7 Dan

Nebih Mahalla brezin e Zi 6 Dan
Halil Mahalla brezin e Zi 6 Dan
Besim Haxhimusa brezin e Zi 4 Dan
Bashkim Haxhimusa brezin e Zi 4 Dan
Amir Vila brezin e Zi 2 Dan
Alma Loku brezin e Zi 2 Dan
Diellza Mahalla brezin e Zi 2 Dan
Gajur Kalisi brezin e Zi 1 Dan
Arbër Nexhipi brezin e Zi 1 Dan
Milaim Nexhipi brezin e Zi 1 Dan
Emirjona Qerimi brezin e Zi 1 Dan
Rizah Mahalla brezin e Zi 1 Dan
Fatjon Mahalla brezin e Zi 1 Dan