Profesor Fahri Mahalla, i avancon me grada trajnerët e KM Kastriotit, KK Sharrit dhe KK Ferizajt

Sporti

Profesor Fahri Mahalla, i avancon me grada trajnerët e KM Kastriotit, KK Sharrit dhe KK Ferizajt

Nga: K.G. Më: 13 tetor 2024 Në ora: 12:22
Nga e majta Gani Mahalla, Beism Haxhimusa, prof. Fahri Mahalla, Bashkim Haxhimusa dhe Halil Mahalla

Në një atmosferë ashtu si i ka hije klubit me traditë të karatesë, Kastriotit të Ferizajt, janë avancuar trajnerët e këtij klubi, të KK Sharrit nga Hani i Elezit dhe KK Ferizajt.

Arkitekti i karatesë ferizajas, profesor Fahri Mahalla, i avancoi me grada trajnerët.

Profesor Fahri Mahalla ishte i kënaqur me ecurinë e këtyre trajnerëve dhe beson e shpreson se kjo garniturë e trajnerëve do të vazhdojë me punë profesionale në arritjen e sukseseve të radhës qoftë vendore qoftë ndërkombëtare. 

Image

Gani Mahalla, prof. Fahri Mahalla e Halil Mahalla

“Profesor Fahri Mahalla, permanent Instruktor, Brezin e Zi 9 Dan MSK, i avansoi me grada, (me breza të Zi).

Trajnerët dhe garuesit e klubit të Karates Kastrioti Ferizaj MSK FAHRIHAI, klubin e karates modern Sharri Hani i Elezit  dhe klubin e karatesë Ferizaj”, ka njoftuar KK Kastrioti. 

Image

Duhet theksuar se ditë më parë Alma Loki zuri vendin e 7-të në Kampionatin Botëror në kategorinë U21 në kata.

Alma është prej karateisteve më të mira në Kosovë.

Image

Të graduar

Gani Mahalla brezin e Zi 7 Dan 

Image

Nebih Mahalla brezin e Zi 6 Dan
Halil Mahalla brezin e Zi 6 Dan
Besim Haxhimusa brezin e Zi 4 Dan
Bashkim Haxhimusa brezin e Zi 4 Dan
Amir Vila brezin e Zi 2 Dan
Alma Loku brezin e Zi 2 Dan
Diellza Mahalla brezin e Zi 2 Dan
Gajur Kalisi brezin e Zi 1 Dan
Arbër Nexhipi brezin e Zi 1 Dan
Milaim Nexhipi brezin e Zi 1 Dan
Emirjona Qerimi brezin e Zi 1 Dan
Rizah Mahalla brezin e Zi 1 Dan
Fatjon Mahalla brezin e Zi 1 Dan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat