Organizim shembullorë, atmosferë e mirë dhe rivalitet në turneun e pingpongut “Gani Maloku”.
Një turne ashtu si i ka hije, ku morën pjesë një numër rekord i pingpongistëve.
Një organim që meriton çdo lavdatë.
Garuesit
“Edhe në ditën e dytë nëp palestrën e bukur të SHFMU ‘Astrit Bytyçi’ në Ferizaj u zhvillua turneu përkujtimor për senior ‘Gani Maloku’. Për të nderuar figurën e veteranit të arsimit si dhe trajnerin e pingpongut në këtë turne Memorial morën pjesë rreth 100 pingpongistë nga Shqipëria, Maqedonia e V. dhe Kosova.
Turneu u cilësiua shumë mirë i organizuar nga të gjithë pjesëmarrësit dhe anëtarët e klubit me ç’rast pas kualifikimeve në kategorit dhe grupe si dhe plasmanit në skeletin kryesor, tre më të mirët u shpallën”, ka njoftuar KPP “Gani Maloku”
Finalet
Sina Keyhan - Kristian Stanojkovski 3:1
Lenë Osmani - Shega Hashani 3:2
Për vend të tretë
Samanta Agolli - Loresa Ymeri 3:2
Fatih Karabaxhaku - Rrahman Ademaj 3:1