Organizim i mirë e rivalitet në turneun ‘Gani Maloku’! Triumfojnë Lenë Osmani e Sina Keyhan

Sporti

Organizim i mirë e rivalitet në turneun ‘Gani Maloku’! Triumfojnë Lenë Osmani e Sina Keyhan

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 18:57
Garueset

Organizim shembullorë, atmosferë e mirë dhe rivalitet në turneun e pingpongut “Gani Maloku”.

Një turne ashtu si i ka hije, ku morën pjesë një numër rekord i pingpongistëve.

Një organim që meriton çdo lavdatë.

Image

Garuesit

“Edhe  në ditën e dytë nëp palestrën e bukur të SHFMU ‘Astrit Bytyçi’ në Ferizaj u zhvillua turneu përkujtimor për senior ‘Gani Maloku’. Për të nderuar figurën e veteranit të arsimit si dhe trajnerin e pingpongut në këtë turne Memorial morën pjesë rreth 100 pingpongistë nga Shqipëria, Maqedonia e V. dhe Kosova. 

Turneu u cilësiua  shumë mirë i organizuar nga të gjithë pjesëmarrësit dhe anëtarët e klubit me ç’rast  pas kualifikimeve në kategorit dhe grupe si dhe plasmanit në skeletin kryesor, tre më të mirët u shpallën”, ka njoftuar KPP “Gani Maloku”

Finalet
Sina Keyhan - Kristian Stanojkovski 3:1
Lenë Osmani - Shega Hashani 3:2

Për vend të tretë
Samanta Agolli - Loresa Ymeri 3:2
Fatih Karabaxhaku - Rrahman Ademaj 3:1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat