Klubi i karatesë Kastrioti i Ferizajt ka shënuar një sukses të lakmueshëm në turneun “Golden Open” që u mbajt në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.
Kryetari i KK Kastriotit, Halil Mahalla, është ndarë më së i kënaqur me karateistin Fatjon Mahalla, duke e përgëzuar për rezultatin.
Fatjon Mahalla zuri vendn e parë për junior në kategorinë -76 kg.
Ky sukses është një motiv shtesë për Fatjonin që të luftojë për sukseset e radhës në garat e ndryshme vendore e ndërkombëtare.