Grabitet banesa e Douglas Luiz, hajnat ikin nga banesa e lojtarit të Juventusit me sende me vlerë 500 mijë Euro

Sporti

Grabitet banesa e Douglas Luiz, hajnat ikin nga banesa e lojtarit të Juventusit me sende me vlerë 500 mijë Euro

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Mbrëmja e së shtunës ka qenë për t’u harruar për brazilianin Douglas Luiz.

Në fillim polemikat pas ndeshjes Juventus-Lazio, e më pas një përvojë e keqe, sepse pasi u kthye në shtëpi, me vendnodhje në kodrën jashtë qendrës së Torinos: mesfushori e gjeti atë të rrëmujshme për shkak të një vjedhjeje.

Keqbërësit, pasi kishin kontrolluar nëpër banesë, ishin larguar me njëmbëdhjetë orë dhe disa bizhuteri që i përkisnin partneres së tij, Alisha Lehmann.

Në total, sipas hetuesve vlera e sendeve të grabitura kap shifrën e gjysmë milioni euro. Keqbërësit përfituan nga fakti që asnjë prej çiftit nuk ndodhej në banesë, ndërsa edhe sulmuesja zvicerane ishte në qendrën sërvitore të ekipit të femrave të Juventusit.

Në vilë ra alarmi, e sipas sportmediaset kjo ndodhi në orën 1 e 30 të së dielës, kur lojtari kishte dalë për darkë në përfundim të takimit.

Në banesë menjëherë shkoi policia si edhe hetuesit, për të kryer procedurat e nevojshme. Edhe pse futbollistët e bardhezinjve qëndrojnë në një nga lagjet më elegante të Torinos, kavoreto, sërish ata bëhen pre e grabitjeve.

Disa vite më parë ka ndodhur, keqbërës janë futur në banesat e Moise Kean, Kaio Jorge, si edhe te Angel Di Marias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat