Naim Muja fiton besimi edhe për katër vitet e ardhshme për të udhëhequr Federatën e Mundjes së Kosovës.
Synimi i Mujës është që të rrisin nivelin e këtij sporti, që në një të ardhmen të fitojnë medaljen në garat e nivelit të lartë.
“Në Kuvendin e Rregullt të Punës dhe atë Zgjedhor të mbajtur sot në hotel “Sirius ” në Prishtine , Naim Muja është rizgjedhur kryetar i Federatës së Mundjes të Kosovës mandat të ri katërvjeçar.
Me një prezencë prej 24 delegatëve nga gjithsej 27 sa numëron kjo federatë, Kuvendi me vota unanime ka zgjedhur kryetarin dhe anëtarët e bordit”, - ka njoftuar FMK.
Anëtarët e zgjedhur të bordit janë:
Kryetar - Naim Muja
Nënkryetar i parë Mustafe Syla
Nënkryetar i dytë Orhan Xhemaili
Isa Berisha - anëtar bordi
Skender Nikoci - anëtar bordi
Eshref Kuka - anëtar bordi