Naim Muja edhe një mandat në krye të Federatës së Mundjes së Kosovës 

Sporti

Naim Muja edhe një mandat në krye të Federatës së Mundjes së Kosovës 

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 20:27
Naim Muja në mes

Naim Muja fiton besimi edhe për katër vitet e ardhshme për të udhëhequr Federatën e Mundjes së Kosovës.

Synimi i Mujës është që të rrisin nivelin e këtij sporti, që në një të ardhmen të fitojnë medaljen në garat e nivelit të lartë.

“Në Kuvendin e Rregullt të Punës dhe atë Zgjedhor të mbajtur sot në hotel “Sirius ” në Prishtine , Naim Muja është rizgjedhur kryetar i Federatës së Mundjes të Kosovës mandat të ri katërvjeçar. 

Me një prezencë prej 24 delegatëve nga gjithsej 27 sa numëron kjo federatë, Kuvendi me vota unanime ka zgjedhur kryetarin dhe anëtarët e bordit”, -  ka njoftuar FMK. 

Anëtarët e zgjedhur të bordit janë:

Kryetar - Naim Muja 
Nënkryetar i parë Mustafe Syla 
Nënkryetar i dytë Orhan  Xhemaili 
Isa Berisha - anëtar bordi
Skender Nikoci - anëtar bordi
Eshref Kuka - anëtar bordi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat