​FISU mban tryezën me temë ““Rëndësia e Aktivitetit Sportiv për Studentët”

Sporti

​FISU mban tryezën me temë ““Rëndësia e Aktivitetit Sportiv për Studentët”

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 14:18
“Rëndësia e Aktivitetit Sportiv për Studentët” ishte tema që u diskutua në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Federata e Sporteve Universitare

“Rëndësia e Aktivitetit Sportiv për Studentët” ishte tema që u diskutua në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Federata e Sporteve Universitare ku morën pjesë ekspertë të ndryshëm nga fusha e sportit të cilët folën për rëndësinë që ka aktiviteti sportiv tek të rinjtë.

Me këtë rast, Rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, theksoi se universitet në Kosovë duhet të kenë më shumë programe te veçanta për sport në mënyrë që kultura sportive të jetë në një nivel më të lartë.

“Ne si universitete, është e vërtetë që jo të gjitha kanë programe që lidhen me shkencën e sporteve, por kjo është një rast i mirë dhe pikënisje e mirë që të gjithë të mendojmë se si të krijojmë programe, por jo vetëm programe të posaçme por aty ku nuk është e mundur ndoshta që të bëjmë lëndë të posaçme në të gjitha drejtimet tjera, ne na duhet të kemi një kulturë më të madhe sportive se sa që kemi momentalisht”, tha Dermaku.

Ndërsa, Anëtari i Bordit të Federatës së Sporteve Universitare, Marko Zuniç, tha se puna e federatave lokale është jetike në rritjen e numrin të të rinjve që merren me sport.

“Si mund t’i përmirësojmë sportet në mënyrë që më shumë njerëz të marrin pjesë në sporte. Kosova është shumë mirë këtu lartë, por si mund të kemi më shumë student dhe të rinj që merren me sporte dhe ai takim ndërmjet shkollës fillore dhe të mesme dhe fakulteti është shumë i madh. Çdo fëmijë merret me sporte kur është në moshën shtatë, tetë dhe deri në 14, por kur bëhet 18 vjeçar, pastaj rënia është shumë e madhe dhe këtë nuk e zgjidhim në ngjarjet e larta sportive por duhet ta zgjidhim më përpara dhe për këtë arsye puna që federata juaj e bën në nivel lokal, nivel fakultetesh e universitetesh është shumë e rëndësishme...Në vitin 2022 Prishtina ishte nikoqire e Kupës Universitare në Hendboll dhe për tetë ditë, më shumë se 350 studentë nga mbarë bota vizituan Prishtinën, u kënaqën e u argëtuan”, tha Zuniç.

Nga ana tjetër, profesori Harald Tschan nga Universiteti i Vienës tha se marrja me sport ndikon në fitnesin dhe shëndetin e të rinjve dhe se këto janë arsyet kryesore pse ata kanë motiv që të merren me sport.

Vitin e kaluar i kemi pyetur studentët dhe këtë e bëjmë rregullisht, i pyetëm ata se pse po merrni pjesë në këto kurse dhe nëse shikoni këtu, sili është motivi juaj, motivi kryesor ishte fitnesi, shëndeti dhe ekuilibri me studimet intelektuale si dhe shoqërimi me studentët tjerë, mësimi i sporteve të reja, por edhe aspekti i performancës ka ndikim të vogël, një apo dy përqind që kanë thënë se shkojnë sepse duan që ta përmirësojnë performancën që duan të marrin pjesë në gara”, theksoi Tschan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat