Kush ka fituar medalje?

Sporti

Kush ka fituar medalje?

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 14:11
Pamje

Kampionati Botëror i Mundjes për moshën deri në 23 vjeç, i cili është duke u zhvilluar në sallën olimpike “Feti Borova”, tashmë është duke ardhur drejt fundit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin skuadra fituese për mundjen e vajzave.

Kurse si individ medalja e artë në peshën deri në 53 kilogram shkoi për japonezen Sakamoto. Po kështu në peshën deri në 57 kilogram vendi i parë do t’i takonte azerbajxhanases Alijeva. Në peshën deri në 62 kilogram e artë ukrainasja Bondar. Moldavja Ringaçi do të ishte fituese e peshës deri në 65 kilogram, kurse amerikania Uellker do të ishte mbi kundërshtaret e saj në peshën deri në 72 kilogram.

Sakaq janë shpërndarë medaljet e para në stilin e lirë, atje ku në peshën deri në 61 kilogram vendi i parë do të ishte për atletin neutral Magomedov.

Në peshën deri në 74 kilogram fitues ishte japonezi Takahashi. Pesha 86 kilogram do t’i takonte një tjetër atleti neutral, që është Bagaev, kurse në peshën deri në 92 kilogram do të dominonte iraniani Biglar. Sikurse do të ishte fitues një tjetër iranian si Fardin, kjo në peshën e rëndë deri në 125 kilogram.

Kampionati Botëror i Mundjes përfundon më 31 tetor, ndërsa kjo e hënë nisin garat e të rriturve për peshat jo olimpike si në stilin greko-romak, ashtu dhe të lirë, pa harruar dhe vajzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat