Ris Ismajli, talenti gjilanas që po shkëlqen

Sporti

Ris Ismajli, talenti gjilanas që po shkëlqen

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 23:32
Ris Ismajli

Në Prishtinë po mbahet turneu i madh i ‘pingpongut’ WTT Youth Contender Prishtina 2024.

Janë zhvilluar gara në kategori të ndryshme, derisa një talent i madh në këtë sport është Ris Ismajli nga Gjilani.

11-vjeçari po i mahnitë të gjithë me aftësitë e tij në këtë sport në kategorinë U11.

Risi ka arritur deri në gjysmëfinale, derisa nesër do të luftojë për një vend në finale, së bashku edhe me talentin tjetër kosovar Imran Duraku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat