Shala përballet me garuesin zviceran

Sporti

Shala përballet me garuesin zviceran

Nga: K.G. Më: 29 tetor 2024 Në ora: 12:15
Mundësi Egzon Shala

Mundësi Egzon Shala është gati për sfidën në Kampionatin Botëror. 

Shala është përgatitur maksimalisht dhe synon fitore. 

Megjithatë do të ketë mjaft vështirë për faktin se përballet me zviceranin Scherrer.

“Nesër në Tiranë do të nis Kampionati Botëror në mundje për kategorine senior në të cilin do të marr pjesë edhe mundësi i ynë Egzon Shala.

Egzon Shala e ka mësuar kundërshtarin në kategorinë deri më 92 kg, për kundërshtar të parë në eliminatore do të ketë Scherrer nga Zvicra. Egzon Shala, nën prirjen e trajnerit Sylejman Shala, paraqitjen  në këtë Kampionat Botëror do ta ketë gjatë ditës së mërkurë, në eliminatoret që do të nisin nga ora 10.30. 

Shpresojmë që Egzon Shala të nis këtë Botëror me fitore në fillim, e tani edhe të na gëzojnë me rezultate sa më të mira”, thuhet në njoftimin e FMK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat