Peshëngritësi shqiptar shpallet nënkampion në Europë, fiton 3 medalje

Sporti

Peshëngritësi shqiptar shpallet nënkampion në Europë, fiton 3 medalje

Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 14:59
Pamje

Ertjan Kofsha ka spikatur në Europianin e Peshëngritjes U-23, ndërsa garoi në kategorinë e peshës 96 kg.

Peshëngritësi shqiptar i skuadrës së Shtërmenit u shpall nënkampion Europe, ndërsa fitoi 1 medalje ari dhe 2 argjendi.

Medaljen e arit 19-vjeçari e fitoi në stilin e shkëputjes me 162 kg.

Në dy garësh ndërkohë pati 354 kg në total duke u renditur i dyti. Ndërkohë vetëm 1 kilogramë më tepër pati vendi i parë.

Prej disa ditë në Raszyn të Polonisë ka nisur Kampionati Europian U-20 dhe U-23 i peshëngritjes, një aktivitet ku po garojnë talentet më premtues të shtangës.

Franko Ferra, sportist i Elbasanit, do të matë forcat në kategorinë e peshave 109 kg. Po ashtu dhe prej tij pritet rezultat pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat