Ertjan Kofsha ka spikatur në Europianin e Peshëngritjes U-23, ndërsa garoi në kategorinë e peshës 96 kg.
Peshëngritësi shqiptar i skuadrës së Shtërmenit u shpall nënkampion Europe, ndërsa fitoi 1 medalje ari dhe 2 argjendi.
Medaljen e arit 19-vjeçari e fitoi në stilin e shkëputjes me 162 kg.
Në dy garësh ndërkohë pati 354 kg në total duke u renditur i dyti. Ndërkohë vetëm 1 kilogramë më tepër pati vendi i parë.
Prej disa ditë në Raszyn të Polonisë ka nisur Kampionati Europian U-20 dhe U-23 i peshëngritjes, një aktivitet ku po garojnë talentet më premtues të shtangës.
Franko Ferra, sportist i Elbasanit, do të matë forcat në kategorinë e peshave 109 kg. Po ashtu dhe prej tij pritet rezultat pozitiv.