Me rezultatet fantastike që shënoi dje në Kampionatin Europian U-20, peshëngritësi Ertjan Kofsha është fituar edhe në zonën e shpërblimeve që parashikon legjislacioni shqiptar për arritjet në arenën ndërkombëtare.
Talenti shtërmenas do të përfitojë gjithsej 19.8 milionë lekë të vjetër nga rezultatet që shënoi në Poloni. 12 milionë për medaljen e artë në stilin e shkëputjes, 6 milionë për medaljen e argjendtë në stilin e shtytjes dhe 1.8 milionë lekë të vjetër për medaljen e argjendit në dygarësh.
Gjithashtu shpërblim do të ketë edhe për trajnerin Leonard Toska, i cili do të përfitojë rreth 7.9 milionë lekë të vjetër.
Çmime këto të merituar që kanë ardhur pas orëve të tëra punë në palestër.
Theksojmë që vetë presidenti i FSHP-së, Elez Gjoza, e ka quajtur ligjin e shpërblimeve për peshëngritjen në Shqipëri si më të mirin në botë. Siç dihet prej disa vitesh shteti shqiptar nuk shpërblen më rezultatet vetëm për dygarëshin, por zbaton rregulloret e kompeticioneve ndërkombëtare të garave me shpërblime për secilin stil.