Fis Murati, president i ri i Federatës së Notit të Kosovës 

Sporti

Fis Murati, president i ri i Federatës së Notit të Kosovës 

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 19:22
Pamje

Fis Murati është zgjedhur president i ri i Federatës së Notit të Kosovës.

Kuvendi zgjedhor i këtij institucioni është mbajtur sot.

Murati zotohet për angazhim e punë në rritje të nivelit të këtij sporti.

Kuvendi u mbajt në ambientet e Hotel “Sirius” në Prishtinë. 

“Statuti i FNK-së u harmonizua me gjashtë pikat e kërkuara nga World Aquatics dhe me Ligjin e Sportit nr.08/L-277, si dhe President i Federatës së Notit të Kosovës për mandatin e ri 2024-2028 u zgjodh z.Fis Murati.

Gjithashtu sipas statutit të FNK-së u zgjodhen edhe dy Nënpresidentët, Këshilli Mbikqyrës dhe Përfaqësuesit e Sportistëve”, ka njoftuar FNK.

President Fis Murati
Nënpresident i parë prof. Bashkim Haxhimusa;
Nënpresident i dytë Ma. Xhevat Camaj.

Anëtarë të Bordit:
1. Ma.Granit Morina
2. Fitnete Sfarqa- juriste
3. Artiol Shala
4. Hana Fejzullahu
5. Vlera Llalloshi
6. Prof. dr Besim Gashi.

Këshilli Mbikëqyrës:
1. Milaim Shala
2. Shpend Rushiti
3. Mirsad Sejdiu

Përfaqësues i sportistëve femra:
1. Vlera Llalloshi - ish kampione e notit

Përfaqësues i sportistëve meshkuj

2. Minator Begaj ish kampion i notit

Komisioni Profesional:
1. Enver Hajredini
2. Rita Zeqiri
3. Ekrem Mehmeti

Komisioni i Garave:
1. Atdhe Haxhimusa
2. Shpat Telaku
3. Hana Fejzullahu

Selektor u rizgjodh
Prof. Enver Hajredini

Sekretar i përgjithshëm 
Ma. Veton Telaku

Sekretare Teknike
Endrita Jashanica

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat