Ligji i Sportit - tema e diskutimit

Sporti

Ligji i Sportit - tema e diskutimit

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 21:19
Daulina Osman

Përfaqësues të institucioneve, federatave dhe të komunitetit sportiv u bënë përsëri bashkë në platformën “Tryeza e Sportit”, e gjashta më radhë e organizuar nga Ministria e Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës.

Ligji i ri për Sportin i cili ka krijuar një momentum të ri për zhvillim, reformë dhe bashkëpunim në fushën e sportit ishte tema kryesore e diskutimit. U fol për zhvillimet e reja të Ligjit, nga të cilat përfiton i gjithë komuniteti sportiv në Republikën e Kosovës. 

Disa nga temat që u trajtuan janë ndryshimet statutore të nevojshme për organizatat sportive, detyrat dhe përgjegjësitë e federatave, si dhe procedura e lejimit të veprimtarisë së tyre, statusi dhe regjistrimi i klubeve sportive, licencimi i trajnerëve, instruktorëve dhe agjentëve sportivë, kujdesi për sportistëtët, detyrimet kontraktuale ndaj sportistëve.

U diskutua gjithashtu për zhvillimin e sportit në të gjitha nivelet dhe garat ndërkombëtare, procedurat e regjistrimit të shkollave të sportit, qendrave të fitnesit dhe qendrave sportive, sistemi i ri i financimit të sportit, lidhja me performancën dhe transparencën e auditimin.

Në hapje folën zëvendësministrja Daulina Osmani dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat