Kombëtarja e Kosovës po përgatitet në dy konkurrenca (femra e meshkujt) për Kampionatin Botëror për senior-e në karate, që do të mbahet në Pamplona të Spanjës (nga data 21 deri më 25 nëntor).
Selektori i kombëtares së Kosovës, Ylber Syla, shpreh optimizmin para kësaj sfide të madhe.
Syla pretendon me medalje me vashat e Kosovës dhe me djemtë synon t’i afrohet zonës së medaljes.
Selektori ka besim të madh të vashat kur kihet parasysh se në kampionatin e kaluar janë stolisur me medaljen e bronztë.
“Bota sot”: Kosova do të garojë në Kampionatin Botëror dhe është në Grupin C, si e sheh këtë?
Ylber Syla. Gjithë e dijmë që Kosova me vajza ka përfunduar e treta në botë.
Kosova i prin Grupit C, pra është bartëse e saj.
Kemi mu takuar në start me Taipet Kineze, në xhiron e dytë me Hungarinë, të tretën me Hungarinë dhe të katërtën me Italinë.
Sa i përket grupit të vajzave, jam i bindur se me përgatitjet që kemi bërë do të arrijmë rezultat.
Në Kampianatin Mesdhetar e kemi eliminuar kampionin e botës në fuqi, Spanjën, por u ndalem prej italisë. Ku vërtetë patën paraqitje brilante.
“Bota sot”: Çfarë prfetendoni në Kampionin Botëror?
Ylber Syla: Përgatitja e vajzave është shumë e mirë. Besoj e shpresoj se do të kthehem me medalje, duke marrë parasysh formën e vajzave. Me grupin që e kemi, me të cilat kombëtare jemi takuar në garat paraprake dhe gjithmonë kemi dalur fitues.
“Bota sot”: Me cilat karateiste do të udhëtoni në Spanjë?
Ylber Syla: Është e qartë, në listë janë karateistet Fortesa Orana si prijëse, Vlera Qerimi, Elmedina Istogu, Behije Mustafa e Diellza Sejdiaj.
Vajzat janë në vend të tretë në botë, ku me formën që po kalojnë shpresoj se nuk do të kthehem pa medlaje.
“Bota sot”: Si i sheh rivalet?
Ylber Syla: Me Taipet Kineze e Hungarinë jemi takuar dhe kemi dalur fitimtarë.
E mira e këtij kampionatit është që Kosova është bartëse e grupit. Gjithmonë të parët e katër grupeve, e kanë përparësinë ku në këtë mes është edhe Kosova.
“Bota sot”: A do të përgatiteni para këtyre sfidave jashtë Kosovës?
Ylber Syla: Do të kemi përgatitje të përbashkëta prej 11 nëntorit, të konfirmuara në Ulqin të Malit të Zi, pra të dy ekipet: vajzat dhe djemtë. Kampi do të jetë nga 11 -18 nëntor. Me datën 19 nëntor nisemi për Spanjë, ku besoj që kampionati do të jetë shumë madhështor dhe pritje e madhe.
Marrin pjesë 20 ekipe më të mira ku të gjithë e kanë arritur kualifikimin. Është një kampionat që i ka munguar karatesë dhe do të jetë i paparashikuar.
“Bota sot”: Te djemtë si qëndron puna?
Ylber Syla: Sa i përket të djemtë, në grupin e djemve është pritur dhe rezultatet janë shumë të mira, tash tri vite ishim të tretit në botë, edhe kampionatin paraprak patëm paraqitje shumë të mirë por kur erdhëm të kualifikimi nuk mundem.
Fati i mirë që WKF i ka shqyrtuar këto dhe është një përparësi që na bën ftesë, që të jemi pjesë e Kampionatit Botëror.
Është e ëndërr e çdo ekipi.Shumë ekipe janë të forta.
“Bota sot”: Cila kombëtare është favorit i grupit C?
Ylber Syla: Në grupin C, Franca është bartëse e grupit. Është në grup Kazakistani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Greqia. Është grup shumë i fortë. E dijmë çfarë fuqie ka Franca, pastaj SHBA, Kazakistani e Greqia. Shpresoj e besoj, se me përgatitje që do t’i mbajmë, do të jemi mirë të përgatitur.
“Bota sot”: Cilët karateistë do të përfaqësojnë Kosovën?
Ylber Syla: Elhami Shabani është prijës i kombëtares, i cili është rikthyer, në ekip janë Benjamin Shabani, Faton Bajrami, Shpresim Shabani, Jakup Hajdari, Mirlind Rexhepi, Betim Maliqi, Endrit Beka, besoj se këta djem do t’i shkaktojnë probleme secilës kombëtare.
Djemtë tanë janë që i kanë dhënë shumë Kosovës. Secili prej tyre është garues me përvojë të gjatë.
“Bota sot”: Elhami Shabani është rikthyer, një motiv shtesë për kombëtare!
Ylber Syla: E mira e kësaj që Elhamiu është rikthyer dhe është kapiten.
Është garues elitar dhe medalist i bronztë evropian, mirëpo mos të jenë anash shtatë djem tjerë, secili është i motivuar.
Jam i bindur dhe shpresoj se do të kemi ditën tonë, fatin tonë, do të luftojmë për medaljes. Kam besim të plotë te këta djem.
Grupi i djemve është grup i fortë por edhe djemtë tanë janë shumë të fortë.
Kemi pas përballje, si me Greqinë në Lojërat Mesdhetare, ku ishim duke udhëhequr me rezultat 2:0 dhe pësuam humbje me 2:3.
Gjithë e dijnë që Serbia nuk është e kualifikuar dhe shumë shtete që kanë medalje. Kosova është e merituar dhe e ka vendin në Botëror..